Transmetuar më 01-11-2013, 10:36

Mbrëmja e kaluar e cila shënoi edhe momentin kulmor të Halloween, ka shokuar nëpërmjet një supermodeleje, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të njihej.

E entuziazmuar nga festa e frikshme supermodelja gjermane Heidi Klum ka shokuar, teksa ka pasur një maskim tërësisht unik, si një plakë e rrudhur, me damar dhe me bastun.

40 vjeçarja e cila spikat për bukurinë dhe hijeshinë e saj, duket se ia ka dalë më së miri me maskimin, teksa kishte vendosur paruke, ishte veshur me kostum dhe pupa, ndërsa më natyrale se çdo gjë, dukeshin rrudhat e shtrira mbi trupin e saj.

Pikërisht falë realizimit të përkryer Heidi, ka arritur të marrë mijëra e miliona komente dhe pëlqime në Twitter, pasi shkroi bashkëngjitur fotografive, “Kështu do të bëhem kur të plakem. Koha për qejf”.

Gjithë ky maskim perfekt u realizua me detaje, që nga rrudhat, variçet e damarët nga mjeshtrit e make up, Bill Corso dhe Mike Marino. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit