

Një çift lesbikesh franceze, të cilat ishin martuar disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë kërkesë për divorc në Paris, duke regjistruar kështu të parin divorc brenda gjinisë në Francë.
“U martuan disa vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ndahen në Paris. Nuk është ndonjë histori e pazakontë, është thjesht një çift që ndahet”, deklaroi për France Presse, Remy Rubaudo, avokati që ka bërë kërkesën e divorcit mes tyre.
Dy gratë të cilat nuk kanë preferuar të deklarojnë emrin e tyre mund të divorcohen në Francë, sepse ligji i Taubira, i cili në muajin maj i hapi dritën jeshile martesës brenda së njëjtës gjini, njeh edhe të drejtën e divorcit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





