

Përmbajtje të falsifikuara apo me motive promovuese janë gjetur në faqen zyrtare të Wikipedia-s. Këto përmbajtje janë postuar aty kundrejt pagesave të ndryshme të të interesuarve.
Pas këtij konstatimi, administratorët e enciklopedisë më popullore në botën online, kanë bllokuar 250 “autorë” të cilët dyshohen të kenë marrë shuma të ndryshme parash kundrejt informacioneve false të postuara.
Ky lajm bashkë me alarmin që ka shkaktar, është dhënën zyrtarisht nga Wikipedia Foundation. Wikipedia i konsideron praktikat e këtyre përdoruesve si “dhunim” i principeve që e kanë shndërruar në një burim informacioni olnline. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





