



Mania e re e njujorkezëve? Të regjistrojnë fëmijët në kurse për baby-Dj. Kjo ide ishte e Natalie Weiss, Dj, kantautore dhe dramaturge e cila ofron një kurs prej 8 javësh në mënyrë që edhe më të vegjlit të mësojnë se çfarë është hip hopi dhe mund të fillojnë të bëjnë miksime nëpërmjet CD-ve.
Edhe prindërit e rinj në përgjithësi duket se e kanë vlerësuar pozitivisht zbulimin e ri, edhe pse nxënësit janë më të vegjël se 2 vjeç.
“Është një kombinim i ili i lejon të hyjnë në botën e muzikës”, shpjegon Alexis Langsfeld, e ëma e Ellie, 20 muajshe.
“Nuk e di nëse ky do të jetë profesioni i tij kur të rritet, por më duket një ide shumë e mirë”, shton Warren Bernard, prindi i Charles, 22 muajsh i cili është duke marrë mësimin e dytë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





