Transmetuar më 19-10-2013, 11:30

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Gazeta "Koha Ditore"

BE-ja, E BINDUR NË INTEGRIMIN E VERIUT

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar shprehet i kënaqur me trendin politik në Kosovë, të cilin e quan të mirë, por tregon edhe për shumë barrikada që Kosova ka në rrugën e saj, ndërsa thotë se rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit është baza pa të cilën nuk mund të ketë asnjë përparim. Ai thotë se përvoja nga zgjedhjet e vitit 2010 nuk guxon të përsëritet

Tituj të tjerë:

FMN: Kriza e re ekonomike mund të godasë edhe Kosovën

Nis aksioni për rrënimin e objekteve në kampin e Prevallës

EULEX-i heton tetë raste të terrorizmit në Kosovë

Gazeta "Zëri"

LEJOHEN PARREGULLSITË PËR ZGJEDHJE

OSHP e ka aprovuar heqjen e pezullimit automatik të aktivitetit të prokurimit për shtypjen e distinktivëve me arsyetimin se kjo e pamundëson organizimin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor

Tituj të tjerë:

10 milionë për termocentralin që duhet mbyllur

Thaçi: Vizita e Daçiçit e karakterit fetar!

Gazeta "Kosova Sot"

MODELI EKONOMIK KOSOVAR, DËSHTIM I MADH

Pa sundim të ligjit, nuk përmirësohet ambienti për biznes – Publikohet raporti i Bankës Botërore

Tituj të tjerë:

Lexojeni raportin!

Korrupsioni, pengesa kryesore për bizneset

Gazeta "Tribuna"

NDËRKOMBËTARËT PARALAJMËROJNË NDARJEN E PDK-së

Përçarjet e brendshme në partinë më të madhe në vend, Partinë Demokratike të Kosovës, kanë filluar të zënë vend edhe në raportet dhe analizat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Tituj të tjerë:

Beogradi do zëvendësin e Dakës – Delegacionet e nivelit teknik nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur në Bruksel për të biseduar disa çështje, që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 3 nëntorit.

Gazeta "Epoka e Re"

VIZITA E DAÇIÇIT, POLITIKE

Ivica Daçiçi nuk është pop. Ai po vjen në Kosovë të bëjë politikë – Flet Adem Demaçi

Tituj të tjerë:

3 nëntori, vendimtar për të ardhmen e Kosovës

Gazeta "Bota Sot"

DAÇIÇI VJEN NË KOSOVË ME LEJEN E KRYEMINISTRIT HASHIM THAÇI

Tituj të tjerë:

Shumica e kandidatëve nuk dinë si funksionon pushteti lokal në Kosovë

Në veri të Mitrovicës nuk kanë të ndalur shpërthimet

Gazeta "Lajm"

FILLOI JAVA E SHPËRTHIMEVE

Shihni gjithashtu: Pasqyra e Shtypit në Shqipëri, 19 tetor 2013 dhe gazetat në PDF

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit