

Ndërkohë që Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar mirëpret vazhdimisht astronautë nga shtete të ndryshme me qëllimin e bërjes së eksperimenteve në kushte jo tokësore në planete të ndryshëm, nga NASA na vijnë të rejat më të fundit.
Nevoja e pasjes së instrumenteve të ndryshme në dobi të shkencëtarëve ka bërë që NASA në bashkëpunim me Made In Space, të vendosë për herë të parë në Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar printerin e parë 3D. E realizuar për të punuar në kushtet e mikrogravitetit, printer 3D në fjalë është prodhuar nga Made In Space dhe është aktualisht duke u testuar në kushte eksperimentale për të parë nëse pajisja do të funksionojë apo jo në kushtet kur graviteti është thuajse 0.
Aaron Kemmer, CEO në Made In Space, ka shpjeguar se printer 3D është certifikuar zyrtarisht dhe do të dalë në orbitë vitin tjetër, duke shtuar se ky projekt i realizuar në bashkëpunim me NASA është një hap më shumë drejt përmirësimit të kushteve dhe të instrumenteve të cilat do t’ju vijnë në ndihmë astronautëve. Nuk na ngelet gjë tjetër veç se të presim për të rejat e tjera që do të sjellë NASA në bashkëpunim me këtë kompani. /a.s/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





