

Italianët e shohin Shqipërinë si mundësi pasurimi përmes trafikut të drogës, ashtu si shqiptarët shikonin Italinë në dy dekadat e kaluara, si mundësi e artë për trafik femrash.
Një shtetas italian, emri i të cilit ende nuk publikohet nga policia lokale e Durrësit, është arrestuar mbrëmjen e së hënës me 20 kilogramë lëndë narkotike.
Burime policore në Portin e Durrësit i thanë agjencisë noa.al se shtetasi italian rreth 35 vjeçar, është zbuluar nga Policia Kufitare teksa fshihet në automjetin e tij, 20 kilogramë marijuanë.
Italiani ishte duke futur makinën e tij në tragetin Durrës-Bari dhe në imbarkim e sipër ai është pikasur se fshihte drogë në makinë, me mjetet e fundit të zbulimit që po përdor policia kufitare e Portit të Durrësit. Policia tha se e ka arrestuar shtetasin italian, bllokoi drogën dhe makinën e tij. /a.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





