

Edhe një grua që kujdeset maksimalisht për lëkurën e saj, zonën përreth syve e ka pikë të dobët. Dhe kjo, pasi bëhet fjalë për një zonë që duket se plaket më shpejt sesa të tjerat, sidomos kur lodheni më shumë se e zakonshmja.
Por edhe se lëkura e kësaj zone është ndryshe nga pjesa tjetër e fytyrës, tejet delikate dhe prandaj u nënshtrohet e para rrudhave. Pra, si të kujdesemi për të?
1. Niseni nga dieta
Është e rëndësishme të kujtoni se ju jeni, ajo që konsumoni. Një dietë e shëndetshme do ta ndihmojë lëkurën tuaj që të qëndrojë gjithmonë e re. Sa më shumë fruta të freskëta dhe perime, por edhe shumë ujë natyral. Kujdes, jo ushqime yndyrore apo alkool, sepse ato i shfaqin edhe më shumë rrudhat.
2. Mos flini me make-up
Edhe kjo është një këshillë shumë e rëndësishme për bukurinë tuaj të përditshme. Nuk duhet të harroni asnjëherë për ta hequr make up-in e fytyrës suaj gjatë natës.
3. Flini mjaftueshëm gjumë
Mos harroni të flini një numër të mjaftueshëm të orëve të gjumit. Sepse nëse kur jeni 20 vjeç dhe dremisni, zgjoheni si një trëndafil, pas të tridhjetave, kjo nuk është më e mundur.
4. Mos u ekspozoni në diell
Ekspozimi i tepruar ndaj diellit dhe llambave, e rrit moshën e lëkurës para kohe, sidomos atë rreth syve.
5. Përdorni mjetet natyrale
Le të fillojmë me kastravecin, i cili në sajë të përmbajtjes së lartë të ujit, e hidraton shumë mirë lëkurën rreth syve. Por edhe vaji dhe limoni, nëse aplikohen anash syve, bëjnë shumë mirë. Por edhe mjalti është një aleat i madh i bukurisë natyrale, duke pasur parasysh aftësitë e tij zbutëse dhe antioksiduese, duke e bërë lëkurën tuaj më elastike dhe të shkëlqyeshme. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





