
Të dhënat po ngarkohen...

Policia tuniziane ka sekuestruar disa palë këpucë me markën “Allah” dhe mbishkrime të emrit të profetit Muhamed.
Bashkë me to janë gjetur edhe disa palë çorape në të cilat ishte shkruar emri i Ali Ibn Abi Talib, i cili për myslimanët njihet si kushëriri i profetit Muhamed dhe sipas sektit shiit, mendohet të jetë trashëgimtari i vetëm i profetit.
Sekuestrimi i tyre ka ngjallur një varg polemikash, duke qenë se mendohet se gjithçka është bërë për shkak të emërtesës fetare të materialeve të sekuestruara. /a.s/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
