

Ajo është një nga modelet më seksi në botë dhe Miranda Kerr nuk ngurron ta tregojë këtë sa herë që shfaqet në publik.
Bukuroshja australiane ka tërhequr vëmendjen e veshur me një fustan të bardhë të stiluar nga Stella McCartney gjatë Paris Fashion Week.
30 vjeçarja dukej rrezëllitëse, por më shumë se kaq ajo kishte guxuar bindshëm teksa nga fustani i hollë, tregonte një dekolte bujare duke nxjerrë në pah gjokset e saj.
Jo vetëm kaq por e çara e fustanit vijonte edhe në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa ajo ecte qetësisht dhe përshëndeste fansat që e ndiqnin me kureshtje.
Mirëpo për të shfaqur stilin e saj edhe më modern ajo mbante një palë syze të mëdha, një çantë gri katrore dhe sandale elegante. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





