

Tiranë, 30 Shtator 2013, NOA- Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro u shpreh sot se në administratën shqiptare i ka nevojë që të bëhen ndryshime, por jo në mënyrë radikale. Deklarata e e Moro u bë sot në hapjen e trajnimin dy mujor për ekspertët e ministrisë së Brendshme, ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Financave, në luftën kundër pastrimit të parave.
“Administrata është e aftë dhe nëse ka nevojë për ndryshime, le të bëhen, por jo radikale. Duhet respektuar fryma e ligjit dhe bashkëpunimit në miratimin e tij. Sa i takon detajeve lidhur me faktin nëse ligji hyn në fuqi apo jo, duhet të përgjigjën juristët”,-tha ambasadorja Moro.
Më tej, ambasadorja foli për luftën kundër krimit të organizuar dhe ndihmën e Francës në këtë drejtim. “Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër pastrimit të parave janë dy çështje të lidhura ngushtë. Franca është e lumtur të ndihmojë Shqipërinë në arritjen e këtij objektivi. Rregullat janë të fiksuara nga ligji dhe të gjithë shkelësit duhet të sanksionohen. Shteti i së drejtës, besimi i popullit tek shteti janë kushtet që do e ndihmojnë Shqipërinë”,- tha Moro.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





