

Prishtinë, 30 Shtator 2013 NOA.al – Një person është vrarë të dielën në Gjilan me armë zjarri. Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili ishte në lëvizje me një makinë.
Viktima ka vdekur në spital si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. “Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari. Atij i është konfiskuar arma model “AK 47” së bashku me karikatorin me 30 fishekë të kalibrit 7.62X39 mm”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas po këtij njoftimi, në vendngjarje si prova materiale janë konfiskuar vetura e viktimës ku është gjetur një predhë e plumbit, ndërsa në oborrin e të dyshuarit janë gjetur 29 gëzhoja si dhe në paradhomën e shtëpisë dy fishekë të gjitha të kalibrit 7.62 mm./t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





