

Thuhet shpesh se njëri nga elementët më të rëndësishëm në dashuri është që të pranohet personi tjetër për atë që është, edhe në aspektin fizik.
Ky është rasti i doktor David Matlock, i cili e transformoi bashkëshorten, gradualisht në femrën e tij ideale.
Matlock është njëri nga kirurgët më të afirmuar në Beverly Hills, i cili e ka bërë për vete Veronikën në vitin 2007, kur ajo u prezantua në studion e tij për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje në vaginë pas lindjes së vajzës.
Gruaja tregon se në atë periudhë ndihej aq e shëmtuar saqë nuk arrinte ta shikonte Matlock në sy.
Por ai tregon se e kishte pëlqyer Veronikën qysh me shikimin e parë, duke u dashuruar me potencialin e saj dhe duke ia dorëzuar kirurgjisë plastike me të cilën merret prej vitesh.
Gruaja pranoi propozimin e tij dhe pak më vonë ata u martuan. Por Veronica iu nënshtrua edhe regjimit të palestrës duke bërë vazhdimisht ushtrime fizike që kishin një synim: të bëhej ajo që donte David Matlock.
Jo vetëm ajo por edhe Matlock iu nënshtrua disa ndërhyrjeve estetike gjatë viteve të fundit, veçanërisht për të zbuluar muskujt dhe tani që të dy, thonë se ndjehen çifti ideal. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





