

Ata cilësohen si një nga çiftet më të suksesshëm, pavarësisht jetës së tyre aktive dhe të ngarkuar. Mila Kunis dhe Ashton Kutcher duket se ndihen më së miri bashkë pasi janë fotografuar shpesh të kapur për dore dhe në momente intime me njëri tjetrin.
Së fundmi ata u fotografuan në Toronto Pearson International Airport, ku të veshur në mënyrë sportive bisedonin qetësisht krah njeri tjetrit.
Aktorja 30 vjeçare dhe i dashuri i saj 35 vjeçar mbërritën në qytetin e Kanadasë, ku Mila do të marrë pjesë në një event, ndërsa aktori e shoqëronte.
Kjo dalje e tyre duket se konfirmon edhe njëherë konsolidimin e raportit, pas zërave të përhapur së fundmi se Ashton ishte takuar me ish-bashkëshorten Demi Moore. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





