Transmetuar më 29-09-2013, 12:31

Athinë, 29 shtator 2013, NOA.al – Përfaqësuesi i lëvizjes politike greke, “Agimi i Artë”, Kristo Papas, mësohet se është vetëdorëzuar paraditen e sotme në mjediset e Policisë së Athinës.

Një gjë e tillë ka ndodhur, pasi ai ishte shpallur dje në kërkim nga forcat policore, në kuadrin e arrestimeve të tjera të ndërmarra për drejtuesit e lartë të kësaj lëvizjeje politike.

Ku mes tyre, kujtojmë arrestimin e kreut të “Agimit të Artë”, Nikos Mihaloliakos, së bashku më zëvendësin e tij, Ilias Kasidiaris; që të dy nën akuzën e krijimit të një organizate kriminale, vrasjeve, pastrimit të parave, por edhe korrupsionit.

Sakaq, siç raportohet nga media greke, Papas, teksa është vetëdorëzuar në polici, ka thirrur: “Rroftë Agimi i Artë! E vërteta do të dalë në dritë, unë ndiqem politikisht”. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit