

Para pak ditësh ne ju sollëm fotot e martesës së vonuar siç shprehet e bija, të këngëtares së mirënjohur vlonjate, Aurela Gaçe.
Por sot, do t’ju sjellim të plotë, një shfryrje dufi që Aurela paskësh mbledhur ndaj ca njerëzve që ajo thotë se ia kanë nxirë duke u marrë me të dhe duke e paragjykuar.
Thelbi i problemit sipas njerëzve që Aurela komenton, paska qenë se vjehrra e saj e kishte me siklet ta pranonte për nuse.
Ndiqni komentin e Aurelës për këto përfolje që thotë se janë të vazhdueshme dhe ajo nuk ka duruar dot më dhe ka shpërthyer:
Ftesa e dasmës e Aurela Gaçes, vërtet Skandal FOTO
“Me ne fund me pranoi vjehrra për nuse… Hahaha. Ky mesazh është per ato mendjeshkurtrat, ciniket, llafazanet qe me ngacmojnë vjehrrën, mua, edhe nuk lënë parukeri pa shkuar e pa u marre me llafe. Kane merak njerëzit se unë na qenkërkam pak si me e madhe se Skerdi dhe pyesin njerëzit e mij te afërm, a është Aurela me e madhe? Sa me e madhe se Skerdi? A e pranon dot vjehrra këtë fakt? Uaaaaa hahaahhahaha çfarë varfërie që i mbyt këto njerez ne shpirt. Hajde se përgjigjen ja u jap unë, me sakte se kaq nuk ka. Unë jam 2 vjet me e madhe se Skerdi, po merak do te me ngelet gjithë jetën, pse nuk është nja 10 vjet më i vogël. Ta merrja e ta rrisja vete hahahaha. Madje prandaj edhe u martuam, se me ne fund mami i Skerdit me ne fund me pranoi si nuse hahahahaha. Oh po tani do t’ia u them si nga Vlora juve qe jeni shqetësuar për vitet e mija e te Skerdit. Hajt mos na e çani menderen me këto idiotësira e me këto budallallëqe te shekullit te kaluar. Merruni me jeten tuaj e mundohuni te gjeni ndonjë gjë me vlere ne jetën tuaj, se vetëm ashtu do te mund ta shijoni. Ndryshe do thinjeni duke menduar a me pranon vjehrra mua apo jo. O pikaaaa pikaaaa. Sa varfëri shpirtërore e mendore. Meqë jeni te shqetësuar për moshën time, ja u tregoj se e kam vithen më të ngritur se ju qe pini kafe e cigare gjithë ditën e shqetësoheni për jetën e te tjerëve. Sa njerëz te vegjël. Kam kohe që i dëgjoj këto idiotësira, dhe kam qeshur, e i kam lënë te shkojnë. Por kur teprohet, me duhet t’ua u përplas ne fytyre qe mbase mendohen e shohin veten ne pasqyre. Për te mirën e tyre e kam, qe te bëjnë ndonjë gjë me te mire me jetën e tyre”, – përfundon komenti që kishte bërë Aurela ditën e djeshme (e shtunë).
Martohet Aurela Gaçe FOTOT
Por duket se reagimet kishin qenë të shumta sepse disa orë më pas, Aurela del me një tjetër mesazh të gjatë që vjen për shkak se e ka trembur atë nga impakti që pati:
“Bobo-bobo, një fjale thashë unë, dhe u bë nami.. O njerëz, unë jam njeri me gjak e me vena…Vendoseni nje here veten ne vendin tim e ta shikojmë si do te ndiheni kur dikush ju cenon,ju prish nervat me budallallëqe, ju dhe atyre e ju rrethojnë…hajde vendoseni një here veten ne këtë pozicion…sado te mundohesh te qeshesh e te mbyllesh veshët, ata njerëzit e ligj ta bëjnë përpara syve…. shume nga ju thate se unë jam Vip e s’duhet te flas ashtu…unë nuk jam VIP e as RRIP. Jam një vajze e besoi tek talenti qe Zoti i fali,dhe punova shume shumë shumë qe te arrij deri tek ju. Ka nga ata e me duan, e ka nga ata qe s’duan as te me shohin fytyrën….normal….nuk ka asgjë absolute ne këtë bote. Te mos me pëlqesh, është shija jote e mese normale,edhe nuk kam shijet e mija. Por te me ngacmosh e te me fyesh, po hiç fare nuk duroj e nuk lejoj. Kjo është faqja e vetme nga komunikoj,dhe ashtu sic ju tregoj lumturitë e mija, ashtu ju tregoj edhe kur me ngacmojnë….ju prisni qe unë te jem ajo vajza e bindur,qe ndryshe mendon e ndryshe vepron? Prisni perfeksion? Une as nuk jam perfekte e as nuk pretendoj te arrij perfeksionin. Fansat e mij te vërtetë e kuptojnë mënyrën e shakasë time, te batutës time,te momentit kur nxehem ,kur qesh….o njerez,jam njeri ashtu si edhe ju…..se kuptoj pse ju shetesoi kaq shume fakti pse u ktheva përgjigje dashakeqësve, te papunëve, këtu, ne këtë faqe…..ku duhet ta bej sipas jush? Ju qe me doni,ja u kthefsha vetëm me dashuri…per ju qe se pranoni dot mënyrën time te te shprehurit, me falni,se nuk ndryshoj dot. Më sakte, as nuk dua te ndryshoj….kështu me beri nena e babai, e i falënderoj qe me bene koken…..fansat e vërtetë te duan ne çdo moment, edhe kur ti nuk nxjerr një këngë jo shume te bukur, jo ne nivelin qe ata presin….sepse askush s’mund te krijoje gjithmonë kenge te bukura….fansat e vërtetë te pranojnë siç je, se prandaj te duan, për atë qe je. Ata qe duan ndryshime te karakterit, presin kot…”, – përfundon mesazhi i Aurelës. /a.a/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





