
Të dhënat po ngarkohen...



Portugezi Joao Oliveira, është shpallur fitues i edicionit 31 të maratonës “Spartathlon”, duke përshkruar distancën prej 245.3 kilometrash nga Athina në Spartë, për një kohë prej 23 orësh e 29 minutash. Ku “Spartathlon”, njihet si një garë historike greke, që zhvillohet prej mëse 30 vjetësh, duke përshkuar këtë distancë. Gjithsesi, ky i portugezit, nuk mund të quhet rekord, sepse ai deri tani mbahet nga greku Janis Kouros, i cili në vitin 1984, e bëri rrugën nga Athina në Spartë për vetëm 20 orë e 25 minuta. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
