Transmetuar më 28-09-2013, 23:28

Shkodër, NOA. – Një burrë në moshë të thyer po lufton me vdekjen në spital pasi u përfshi në një aksident rrugor ku mbeti i plagosur nga përplasja me një automjet.

Kadria, 69 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, ishte duke ecur me një biçikletë në rrugë kur në një moment u përplas nga automjeti i markës Wolksvagen tip Golf me targa SH 0107 E që drejtohej nga Kristian Vuksaj, rreth 20 vjeç.

Për shkak të përplasjes, 69 vjeçari Ngjara ndodhi pranë fshatit Shtoj i ri në rrethin Shkodër, raporton korrespondenti i noa.al.

Bajram mori plagë të rënda në trup dhe në kokë. Në gjendje kritike ai është transportuar në spitalin lokal.

Policia tha se ka ndaluar shoferin 20 vjeçar të makinës dhe po heton rrethana e shkeljes së rregullave të drejtimit të automjetit. /a.a/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit