

Ka një mijë arsye për të ngrënë sa më shumë peshk që të jetë e mundur, edhe pse mund të jemi në dietë. Por kujdes, pasi edhe peshqit, brenda kategorisë së tyre, ndahen sipas kalorive që ata përmbajnë. Pra, duhet t’i njihni se cilët kanë më shumë të tilla dhe cilët më pak, në mënyrë që t’ia dilni sa më mirë me dietën tuaj.
1) Ngjala, jep 237 kalori në 100 gram.
2) Salmoni, jep 185 kalori në 100 gram.
3) Skumbri, jep 170 kalori në 100 gram.
4) Toni, jep 159 kalori në 100 gram.
5) Sardelja, jep 129 kalori në 100 gram.
6) Peshku shpatë, 109 kalori në 100 gram.
7) Trofta, jep 86 kalori në 100 gram.
8) Koca, jep 82 kalori në 100 gram.
9) Merluci, jep 71 kalori në 100 gram.
10) Oktapodi, jep 57 kalori në 100 gram. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





