Transmetuar më 28-09-2013, 18:32

Një thënie e vjetër në Evropë citonte: “Kush pi birrë, jeton njëqind vjet". Kjo ndoshta nuk është e vërtetë, por që kjo pije, ka cilësi mjaft pozitive për shëndetin tuaj, nuk mund të mohohet nga askush.

Origjina e saj, shumë e largët, që në Egjiptin e lashtë, është transportuar në kohë, duke e kthyer birrën në pijen e preferuar, madje duke ia kaluar nga niveli edhe konsumit të verës. Dhe kjo, për shkak të pak kalorive që përmban apo për nivelin e ulët të alkoolit.

Ndërsa një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Barcelonës, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit në Madrid, tregon sesi konsumimi i moderuar i birrës ka efekte pozitive në shëndetin tonë, për përmbajtjen e lartë të acidit folik, vitaminave, hekurit dhe kalciumit.

Për më tepër, birra përmban në veçanti edhe një molekulë që është konsideruar si antitumoriale.

Madje birra, nuk është thjesht një pije alkoolike, sepse ajo ka edhe veti të rëndësishme ushqyese, e në fakt, për këtë, prej një kohe të gjatë ajo është quajtur edhe si "bukë e lëngshme".

E megjithatë, nuk duhet ta teproni me të, përveçse vetëm 2-3 gotave në ditë. Në këtë mënyrë, do të merrni 20-30 gramë të alkoolit, në dozën e rekomanduar nga mjekët. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit