

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis bëhet sërish protagonist me qëndrimet e tij kontroverse. Këtë herë është çështja e stadiumit që turbullon kreun e shoqërisë së kaltër, i cili hedh një bombë duke sfiduar kryebashkiakun e qytetit, De Magistris.
“Ai më tha se do të ma shiste stadiumin San Paolo dhe shpresoj që ta bëjë për një shifër simbolike. Të martën do të takohemi dhe nëse nuk marr sinjale pozitive do ta ndërtoj kompleksin e ri në provincën e Casetras”, citon Supersport.
Gjatë intervistës, prodhuesi i filmave sqaron se projekti i tij është serioz dhe dëshiron të bëjë investime afatgjata.
“I kam investuar paratë e mija te Napoli dhe dua të bëj gjëra serioze. Nëse qëndroj këtu nuk dua të bëj thashetheme italiane përndryshe do të largohem në Los Angeles. Nëse duhet të qëndroj, gjërat duhet të bëhen serioze dhe racionale ashtu siç jam edhe vetë”.
Një paralajmërim i qartë ndaj drejtuesve lokalë, të cilët duhet të mbajnë shënime. Ndërkohë, De Laurentiis flet edhe për mundësinë e rokadës në ndeshjen ndaj Romës për ta luajtur takimin e parë në shtëpi.
“Nuk jam kundër këmbimit të fushave. Roma është një skuadër e madhe dhe mund të luajë në çdo fushë si e barabartë.
Nëse verdhekuqtë na e kërkojnë do të luajmë në Napoli sepse as ne nuk duam ta shtyjmë ndeshjen për shkak të grevës”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





