

Murriqan, 28 shtator, NOA – Teksa kërkohej nga forcat e policisë për kryerjen e një vrasjeje, një 47-vjeçar nga Tirana, është pikasur prej tyre gjatë tentativës për ta lënë territorin e Shqipërisë përmes pikës kufitare të Murriqanit.
Fjala është për Roland Daullxhiun, i cili siç bëhet me dije nga forcat blu, për agjencinë e Lajmeve NOA, rezulton si i kërkuar për vrasje.
Konkretisht, mësohet se ky person është kapur teksa po dilte nga territori i Shqipërisë, ku nga verifikimet e kryera në sistem rezultoi si person i kërkuar.
Kujtojmë se ndaj këtij personi, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 76 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndërsa ekzekutimi i masës së sigurisë ndaj tij, është kryer nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





