Transmetuar më 28-09-2013, 11:24

Tiranë, 28 shtator 2013, NOA- Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, i dorëzoi Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, tre projekte për zhvillimin në sektorin bujqësor. Projektet ajën, për mbështetjen në kultivimin e ullirit, sigurimet në bujqësi dhe mbështetjen e sistemit të administrimit dhe kontrollit të integruar të fondeve.

Gjatë një takimi të premten të ministrit Panariti me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë. Ambasadori Gaiani theksoi se dikasteri i bujqësisë e zhvillimit rural konsiderohet një nga sektorët më të rëndësishëm dhe prioritar në termat e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai nënvizoi se ka një interes në rritje të sipërmarrësve italianë për të investuar në Shqipëri në sektorin e agrikultures.

Ministri Panariti falenderoi ambasadorin Gaiani për këto projekte të rëndësishme në fushën e bujqësisë, që vijnë në kohën e duhur, por edhe për gjithë ndihmën që Italia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë. Italia mbetet një partner strategjik natyral i Shqipërisë, theksoi Mininistri Panariti. Ai gjithashtu garantoi ambasadorin Gaiani se Shqipëria do të ofrojë gjithë garancitë dhe sigurinë për t’i krijuar hapësirat e nevojshme investitorëve italianë, duke eliminuar çdo pengesë në këtë drejtim. Ministri Panariti nënvizoi se është koha që niveli i marrëdhënieve në këtë sektor të rëndësishëm të mos mbetet thjesht në kuadrin e interesit dypalësh, por të përkthehet në konkretizim të projekteve dhe bashkëpunimit. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që shumë shpejt të shkëmbehen vizita në nivel Ministror për të ngritur nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë sektor kaq të rëndësishëm e prioritar.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit