Transmetuar më 28-09-2013, 10:50

Tiranë, 28 shtator 2013, NOA – Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, u takua sot me Koordinatoren e Përhershme të OKB në Shqiperi, Touimi- Benjelloun. Pwrfaqwsuesja e OKB ka shprehur gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të bashkëpunuar me qeverinë Shqiptare për ta mbështetur atë në prioritetet e saj. Ajo theksoi fushat e ndryshme ku OKB mund të ofrojë ndihmë në nivel teknik për sa i përket një planifikimi strategjik në nivel kombëtar dhe lokal, promovimit të tregut, përmirësimit të aftësive profesionale si edhe luftën kundër korrupsionit.

Koordinatorja e OKB në Shqiperi theksoi se çështje me rëndësi të lartë për Kombet e Bashkuara janë lufta kundër diskriminimit dhe barazia gjinore.

Dy bashkëbisedueset diskutuan edhe fusha të tjera që kërkojnë asistencën teknike të OKB në procesin e integrimit dhe prioriteteve të tjera të Qeverise si; raportimi, përgatitja e një grupi profesionistësh në nivel administrativ, si edhe tërheqja e studentëve të arsimuar jashtë për të kontribuar në administratë, duke bashkëpunuar në programin “Brain Gain”.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit