

Traumat dhe kujtimet e këqija mund të fshihen gjatë gjumit, me anë të një “terapie” që e ekspozon pacientin ndaj kujtimit dramatik ndërkohë që fle.
Kjo kurë promovon modifikime në zona të trurit të cilat janë kyçe për emocionet dhe frikën. Është ky rezultati i një studimi të botuar në revistën “Nature Neuroscience” i drejtuar nga grupi i Katherina Hauner e Northwestern University të Chicago, studim i cili mund të hedhë bazat për zhdukjen e traumave.
Gjumi është një moment shumë i rëndësishëm për kujtimet tona, edhe për ato të këqija. Në dritën e shumë studimeve del se në fazë të thellë gjumi, truri riorganizon kujtimet e sapo krijuara, eliminon ato të padobishme dhe stabilizon ato që duhen regjistruar.
Ekspertët u treguan 15 vullnetarëve portretet e dy fytyrave, shoqëruar me aromë dhe një lëkundje elektrike. Ndërsa ata nuk dinin asgjë, kur ndjenë një erë të keqe dhe panë një fytyrë të tillë, instinktivisht iu krijua ndjesia e frikës.
Ndërkohë studiuesit u paraqitën vullnetarëve gjatë kohës që flinin dy fytyra dhe aromë të keqe. Pas gjumit, studiuesit iu treguan atyre sërish fytyrat duke regjistruar reagimet e tyre.
Gjatë kësaj kohe ata nuk dukeshin më të frikësuar nga fytyra dhe as nga era. Kështu që studiuesit theksuan gjumi fshin traumat dhe kujtimet e fiksuara në tru, ndërsa po punohet më tej për avancimin e kësaj terapie. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





