Transmetuar më 27-09-2013, 17:39

Podgoricë, 27 shtator 2013, NOA.al- Kreu i Frontit Demokrat (DF) Miodrag Lekiç ka bërë një apel mbi Partinë Social Demokrate (SDP) që të shkëpusin koalicionin me kryeministrin Milo Gjukanoviç nëse duan të shpëtojnë Malin e Zi.

Mësohet se kreu i Frontit Demokrat mes tjerash ka thënë, “Krivokapiç (kryetari i SDP) ka shkuar shumë larg me akuza të ndryshme për partnerin e tyre dhe nëse do tërhiqej do të bënte kompromis. Ne përcjellim marrëdhëniet e tyre dhe nuk themi që SDP të largohet nga koalicioni me partnerët e tyre (DPS) që ne të kemi ndonjë fitim”.

Ai thotë se Fronti Demokratik vetëm do të përkrahë atë që Partia Social Demokrate do të thotë kur flitet për shpëtimin e Malit të Zi. /k.d/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit