Transmetuar më 27-09-2013, 14:45

Gjatë verës lëkura jonë bëhet protagoniste e ekspozimit të ndjeshëm në diell, por pavarësisht argëtimit tonë, ajo lodhet dhe dëmtohet.

Deti, era dhe uji mund ta shkatërrojnë duke e bërë më të thatë, duke shfaqur njolla dhe duke errësuar ato shenja ekzistuese në fytyrë.

Periudha e vjeshtës që përkon edhe me përfundimin e pushimeve, është periudha ideale për tu marrë me të, duke treguar kujdes maksimal.

Në këtë periudhë është i domosdoshëm një hidratim korrekt, për ti rikthyer elasticitetin dhe forcën e duhur fytyrës.

Dëmtimet nga dielli nisin qysh në momentet e para të ekspozimit të tij, duke acaruar qelizat që ndodhen në shtresën sipërfaqësore të lëkurës.

Këto qeliza i transmetojnë një sërë sinjalesh kimike qelizave të tjera më në brendësi, duke shkaktuar plakje të shpejtë të lëkurës.

Për të ngadalësuar këtë proces, mjaftojnë disa rregulla të thjeshta të cilat duhen ndjekur në mënyrë të rregullt. Pastrojeni rregullisht lëkurën, veçanërisht në mëngjes dhe mbrëmje, duke eliminuar çdo papastërti të akumuluar në të dhe përdorni një krem hidratues.

Ndërsa në rastin e djegies nga dielli, këshillohet të merret një krem mbrojtës më i thellë. Gjithsesi këshillohen edhe maskat natyrale, një ndër to e cila garanton zhdukjen e qelizave të vdekura është edhe ajo e limonit me kripë, ku lëngu i limonit i  përzierë me kripë, i aplikuar në fytyrë për 10 minuta, garanton një pastrim të thellë të lëkurës. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit