

Aroma e fëmijëve të sapolindur dhe pak javë më vonë, zgjon te nënat disa zona cerebrale të kënaqësisë së plotë.
Një studim i Universitetit të Montreal në Kanada ka treguar se efekti i aromave të të vegjëlve krijon një lidhje mes nënës dhe fëmijës, që krijon një domosdoshmëri biologjike mes tyre, duke e tërhequr nënën gjithnjë e më shumë për të treguar kujdes për të voglin.
Studiuesit analizuan reagimet e afro 30 femrave përballë aromës së të sapolindurve dhe ajrit të pastër. 15 prej tyre kishin lindur dy javë më parë, ndërsa pjesa tjetër nuk kishte pasur asnjëherë fëmijë.
Këto femra u ekspozuan para një sërë aromash, por te nënat e reja aktivizohej menjëherë zona e cerebrale e kënaqësisë, sapo nuhatej aroma e bebit.
Disa nëna e cilësuan efektin e aromës së bebit, si një injeksion qetësues në muskuj, duke i bërë të ndihen menjëherë mirë.
“Reagimi ndaj aromës së të vegjëlve aktivizonte të njëjtat zona cerebrale që përkojnë me ato zona që reagojnë kur hamë pas orëve të tëra uri, apo në rastin e narkomanëve pasi marrin dozën e tyre dhe qetësohen”, shprehet Johannes Frasnelli, autor i studimit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





