



Ujë, kripë dhe qumësht, janë këta përbërësit me të cilët bëhet djathi. Ajo që bën dallimin nga njëri djath te tjetri është mënyra e përpunimit dhe stazhionimit.
Siç shumë vetë e dinë, djathi përmban një sasi të madhe kalciumi i cili ndihmon në forcimin e kockave të fëmijëve dhe kontribuon në parandalimin e osteoporozës në moshë të madhe.
Një tjetër mineral i pranishëm te djathi është fosfori i cili kontribuon në forcimin e aparatit skeletor. Element tjetër i rëndësishëm që gjendjet te djathi është potasi i cili ndihmon aparatin kardiovaskular, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut si dhe për elasticitetin e muskujve.
Nga ana e mjekëve këshillohet që të konsumohet 2 ose tre herë në javë rreth 50 gramë djathë i stazhionuar dhe 100 gramë djathë i freskët. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





