



Tiranë, 26 shtator 2013, NOA.al- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Andres Fogh Rasmussen i ka dërguar një letër ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Në letrën e tij Rasmussen shpreh mirënjohje ndaj Berishës pas largimit nga posti i Kryeministrit të Shqipërisë, për dedikimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës.
“Ndërkohë që Shqipëria i afrohet vitit të pestë të anëtarësisë në NATO, vendi Juaj e ka pozicionuar veten si një aleat i vendosur dhe me vlera. Lidershipi Juaj në procesin e anëtarësimit dhe pas tij, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe dëshiroj t’Ju falenderoj për kontributet e rëndësishme të vendit Tuaj në suksesin e Aleancës. Ju uroj suksese në përpjekjet Tuaja të ardhshme”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në letrën e bërë publike nga ish-kreu i qeverisë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





