Transmetuar më 26-09-2013, 14:33

Pas deklaratave të ministrisë së Brendshme tuniziane mbi të ashtuquajturën xhihadiste seksuale në Siri, gjatë ditëve të kaluara gazeta tuniziane “Al Sharaouk”, ka nxjerrë në dritë eksperiencën e njërës prej vajzave që thotë se ka dhuruar trupin e saj ndaj luftëtarëve sirianë, në emër të idealit.

Tashmë e penduar, ka zbuluar se është shtatzënë dhe që si ajo edhe fetusi që mban në bark janë të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e AIDS/SIDA.

Vajza në fjalë quhet Lamia dhe është 19 vjeç, ndërsa ishte në Siri ka pasur marrëdhënie seksuale me rebelët dhe kujton se ka fjetur me palestinezë, afganë, libianë, tunizianë, irakenë, somalezë, sauditë, etj.

Sipas gazetarëve të “Al Sharaouk”, vajza e ka nisur këtë praktikë në vitin 2011 pasi ishte afruar me fondamentalizmin besimtar. Kështu e reja veshi fillimisht veshjet islamike dhe më pas u bind se dalja në publik ishte mëkat.

Pastaj Lamia mendoi se mund të përdorte trupin e saj për tu bërë pjesë e xhihadit, për të eliminuar armiqtë e Islamit.

E vetëdijshme për gjendjen e saj, Lamia u ndal në Libi, Turqi dhe Siri. Aty njohu shumë femra banuese në një spital të transformuar në kamping.

Qendra drejtohej nga një burrë tunizian i njohur si “Emir” edhe pse sipas tij, komandanti i vërtetë ishte një burrë jemenas, lider i grupit xhihadist.

Ai ishte i pari që bëri të vetën Lamian. Gruaja kuptoi se realiteti ishte ndryshe nga idealet, kështu që e plagosur dhe e poshtëruar u kthye në shtëpi.

Tashmë kjo femër nuk mban mend më, se me sa burra ka kryer marrëdhënie seksuale, dhe gjithçka që kujton është se është dhunuar, abuzuar dhe se është detyruar që të bëjë gjëra që kundërshtojnë sensin e vlerave njerëzore.

Jo vetëm kaq, tuniziania flet se ka takuar shumë femra viktima të torturave, ku njëra prej tyre ka vdekur në tentativë për t’u arratisur.

Lamia u vizitua nga një doktor dhe zbuloi se ishte 5 muaj shtatzënë dhe që të dyja nënë dhe fetusi, janë të prekur nga Aids. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit