

Tiranë, 26 shtator 2013, NOA-Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur dje në afërsi të “21 Dhjetorit”. Tre autorët e plagosjes të ndodhur mbrëmjen e djeshme janë, Stivens Lasi, 18 vjeç, Sadjon Çika, 23 vjeç dhe Ensi Strataj, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ata akuzohen për “vrasjes me dashje”, e mbetur ne tentativë ndaj dy shtetasve. Sipas policisë, këta tre persona dyshohet se mbrëmë në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pas një konflikti të çastit, tentuan të vrasin me armë zjarri Ndriçim Kokën, 22 vjeç. Gjatët tentativës për vrasje, ka mbetur i plagosur edhe Klodjan Shabanaj, 28 vjeç, i cili ishte kalimtar i rastit.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





