

Nju Jork, (SHBA), 26 shtator 2013, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u takua në Nju Jork me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec. Të dy Ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve anëtare të NATO-s, ku spikat mbështetja e Sllovenisë në procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë. U diskutua mbi thellimin e raporteve në nivelin politik dhe intensifikimin e raporteve ekonomike me interes për të dy vendet nëpërmjet forumeve ekonomike dypalëshe.
Zhvillimet ne rajon ishin pjesë e bisedës ku u vlerësua marrëveshja Kosovë-Serbi, si dhe ndërtimi i një fryme konstruktive për mbarë rajonin në rrugën e Integrimit Evropian. Për të dy vendet bashkëpunimi rajonal përbën interes të veçantë dhe roli mbështetës i Sllovenisë ka qene tepër konstruktiv në nismat rajonale si Samiti i Brdos.
Ministri Erjavec shprehu mbështetjen e Sllovenisë ndaj vendit tonë në procesin integrues. Ai pranoi me kënaqësi ftesën e Ministrit Bushati për të vizituar Tiranën.a
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





