Transmetuar më 26-09-2013, 10:44

Tiranë, 26 shtator 2013, NOA – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk duhet të prishin konsensusin për ligjin mbi nëpunësin civil.

“Ligji për shërbimin civil ishte një ndër 3 ligjet e famshme me të cilat e majta privoi Shqipërinë nga marrja e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këto 3 ligje i bllokoi Edi Rama. Më pas PS dhe LSI iu kthyen kërkesës sonë që 3 ligjet të miratohen por me një kusht, të hyjnë në fuqi më 1 shtator. Ramë në konsensus me kërkesën e tyre. Z. Rama tani në pushtet mendon ta hedhë në erë. Tani ligji për nëpunësin civil po nëpërkëmbet ”, – tha z.Basha gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD.

Ai u shpreh se apeli i parë i PD-së dhe aleatëve të saj është që të kos dëmtohet konsensusi dhe PS.

“Hiqe nga mendja dhe mos e tento, konsensusi është një vlerë e veçantë të cilën duhet ta ruajmë fort si nyje për ecjen përpara të vendit. Vendi do të ketë nevojë për konsensusin ndërpartiak po aq sa për debatin. Nëse shkelmohet ky konsensus, përgjegjësia dhe pasojat do të bien mbi Ramën dhe qeverinë e tij. Ky akt do çojë në shkallmimin e Shërbimit Civil”,- tha Basha. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit