Transmetuar më 25-09-2013, 22:52

Një sërë faktorësh por edhe ushqimesh sot janë bërë vrasës të shëndetit tonë. Një sërë prej tyre janë ata të cilët dihen nga të gjithë si alkooli, duhani apo edhe ushqimi i keq.

Por studimet e kryera gjatë viteve të fundit kanë treguar se ushqimet dhe pijet me sheqer janë po aq të rrezikshme sa dhe pirja e duhanit.

Një ekspert holandez për shëndetin, Paul Van Der Velpen tha se “sheqeri është droga më e rrezikshme e kohës tonë”.

Dr. Paul shtoi se përdoruesit e pijeve dhe ushqimeve me sheqer duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell sheqeri.

Ekspertët kanë deklaruar se sheqeri është një drogë njësoj si alkooli dhe duhani dhe përdorimi i tij duhet të reduktohet sa më shumë.

Paul Van Der Velpen për shëndetin inkurajoi njerëzit se si mund të heqin dorë gradualisht nga përdorimi i tepërt i sheqerit.

Dhe një mënyrë është që njerëzit të merren me stërvitje, çka do të mundësojë edhe një dietë më efektive.

Sipas specialistit Paul Van Der Velpen, njerëzit janë të varur nga sheqeri dhe e kanë po aq të vështirë të heqin dorë prej saj njësoj si nga pirja e duhanit.

Në studimin shkencor, Paul sugjeron se kur njerëzit hanë proteina dhe yndyrna, ndalojnë kur ata ngopen, kurse për sa i përket sheqernave ata vazhdojnë ta konsumojnë deri kur fillojnë të ndiejnë dhimbje në stomak.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit