

Shkup, 25 shtator 2013, NOA.al – Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka dënuar thirrjet e disa organizatave joqeveritare maqedonase për ndalimin e zërit të ezanit (thirrjet e hoxhës nga xhamia), apo lutjeve të mëngjesit nga xhamitë e Shkupit. Komuniteti fetar ka akuzuar se këto skenare janë pjesë e qarqeve të caktuar a dhe përkrahen nga organet shtetërore, përfshirë edhe institucionin e Komisionit për çështje fetare.
“Ne jetojmë në një shtet multietnik dhe multikonfesional dhe për çdo ditë dëgjojmë si ezane ashtu edhe kambana. Në fakt edhe besimtarët e fesë Islame për çdo ditë dëgjojnë kambana të cilat edhe pse u pengojnë atyre, por duke respektuar fenë e tjetrit, janë detyruar që të heshtin në këtë drejtim duke mos ngritur asnjëherë zërin e revoltës, gjë e cila për fat të keq kjo nuk ndodhë me të tjerët që i takojnë fesë ortodokse”, thuhet në reagimin e Komunitetit Fetar Mysliman në Shkup. Shoqatat joqeveritare kanë theksuar se qytetarët janë ankuar për thirrjet e ezanit me zë të lartë nga xhamitë e kryeqytetit dhe se kërkojnë uljen e zërit të tyre dhe ato thirrje të shërbejnë vetëm pranë tempujve fetare./n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





