Transmetuar më 25-09-2013, 17:24

Ajo ka bërë të pamundurën të mbulojë format e saj qysh nga momenti që solli në jetë vajzën e saj North West, në muajin qershor.

Por së fundmi Kim Kardashian është rikthyer në stilin e saj, duke u shfaqur me një veshje ngjyrë ulliri, ku pantallonat e ngjitura pas trupit i tregonin format dhe të pasmet e saj.

32 vjeçarja e cila është parë muajve të fundit me bluza dhe veshje të gjëra, duket se ka fituar besimin në vete, teksa ka guxuar të veshë rroba më të ngushta.

Ajo u fotografua në California teksa shkonte në një restorant, bashkë me shoqen e saj Blac Chyna, ndërsa pak më vonë bashkë me to u bashkua edhe e motra Kourtney. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit