Transmetuar më 25-09-2013, 16:56

Pas smartwatch Galaxy Gear, një tjetër lajmërim surprizë vjen nga Samsung, i cili pritet që gjatë muajit tetor të hedh në treg një smartphone me ekran të harkuar, duke djegur kështu para kohe të gjitha produktet rivale të Apple.

Lajmi në fjalë u bë i ditur nga D.J. Lee, shef i marketingut strategjik të telefonisë mobile, gjatë prezantimit në Seul të Galaxy Note 3.

Ekranet e harkuar, të përshtatur si ato të televizioneve bëjnë që shumë kolosë të hi-tech të projektojnë modele të ngjashme dhe më të sofistikuar. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit