Transmetuar më 25-09-2013, 14:12

SHBA, 25 shtator 2013, NOA.al- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Barack Obama dhe Zonja e tij Michelle, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit të tyre, Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme qe ai vet dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë, si dhe e siguroi atë se vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit