

Durrës, 25 shtator 2013 NOA- Një punonjës i administratës së Bashkisë së Durrësit është arrestuar sot nga policia. Adlei Likmeta 34-vjeç, arkitekt i bashkisë është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
Likmeta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga drejtësia italiane. Gjykata e ka shpallur atë fajtor për veprën penale të trafikut të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në organizata kriminale. Gjykata e Apelit të Ankonës me vendimin e saj nr. 1273/02, të datës 31 nëntor 2010, e ka dënuar Likmetën me 9 vjet e 3 muaj burg.
Arrestimi i Likmetës është kryer paraditen e sotme në zyrat e Bashkisë së Durrësit. Ai punonte si arkitekt në këtë institucion që nga viti 2009.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





