Transmetuar më 25-09-2013, 10:51

Tiranë, 25 shtator 2013, NOA – Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha zhvilloi një takim ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas C. Rokans. Diplomati grek shprehu angazhimin e vendit të tij për të përkrahur dhe nxitur zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ai është ndalur në rendësin e projektit TAP, “si një aspekt të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjetikës”. Ambasadori grek premtoi gjithashtu nxitjen e iniciativave Adriatiko-Jonian gjatë presidencës greke në BE vitin e ardhshëm. Nga ana e saj, ministria Gjosha e falënderoi Ambasadorin grek për përkrahjen dhe mbështetjen e Shqipërisë nga Greqia në proceset e integrimit evropian. “Është shumë mirë kur mëson se Shqipëria ka miq, fqinjë dhe vende dashamirëse që na kanë ndihmuar dhe do vijojnë të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”,- tha ministrja e Integrimit Evropian.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit