Transmetuar më 25-09-2013, 10:44

Tiranë, 25 shtator 2013, NOA – Seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, i akuzuar për vrasjen e shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, është shtyrë sot pasi avokati mbrojtës i tij nuk është paraqitur në gjykatë.

Avokati mbrojtës, Andi Duraj, pritej të mbronte klientin e tij pas pretencës së Prokurorisë, e cila kërkoi burgim të përjetshëm. Mungesa e avokatit, Andi Duraj, u justifikua me faktin se ai ishte i angazhuar në një gjyq tjetër në Gjykatën e Lartë.

Në pretencën prokurorit të çështjes Eugen Beci thuhet se është vërtetuar se Xhakja, më 13 shtator 2012, ka vrarë me dashje dhe për shkak të cilësive të veçanta, shefin e komisariatit të Shijakut. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka nisur pas ndalimit të nipit të Xhakjes nga uniformat blu për kontrollin e dokumenteve të makinës me të cilën udhëtonte.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit