

Israel, 25 shtator 20132, NOA-Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se bota “nuk duhet të mashtrohet” nga qëndrimet diplomatike të Iranit për Perëndimin. Netanyahu, në një deklaratë televizive, tha “Irani mendon se fjalët qetësuese dhe veprimet simbolike do t’i mundësojnë atij të vazhdojë rrugën drejt bombës”,
Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mirëpritur deklaratat e moderuara që janë bërë kohët e fundit nga Irani dhe ka thënë se Uashingtoni është i gatshëm që të angazhohet në mënyrë diplomatike me Teheranin në çështjen e aktivitetit të tij bërthamor. Zyra e Netanyahut ka thënë se kryeministri ka udhëzuar delegacionin e Izraelit në Kombet e Bashkuara që të bojkotojë fjalimin e presidentit iranian, Hassan Rohani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





