

Përveç fitimeve nëpër evente të ndryshme muzikore, këngëtarja Vesa Luma ka menduar edhe të kontribuojë.
Ajo do të jetë pjesë e koncertit humanitar që do të mbahet për ndërtimin e 100 shtëpive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Vesa Luma del me një ide se si mund të freskohen fansat
Ndaj edhe bën thirrje publike për ndihmë duke e theksuar se sigurisht nuk po don ndihmë për vete, por për komunitetin shqiptar të Preshevës:
“Presheva, mos mendoni që jeni vetëm! Të shtunën më datën 28 shtator do të kontribuoj edhe unë me shumë dëshirë për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e 100 shtëpive për shqiptarët e Luginës së Presheves. Eventin humanitar mund ta ndiqni ne RTK ku edhe ju mund të jeni pjesë e saj duke dhënë donacione për bashkatdhetarët tanë!”, ka shkruar Vesa Luma, në rrjetin social Facebook.
Del klipi i këngës "I ndaluar" nga Vesa Luma VIDEO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





