Transmetuar më 24-09-2013, 20:23

New York, 24 shtator 2013, NOA.al- Presidenti, Bujar Nishani mori pjesë në seancën plenare te hapjes së Takimit Vjetor të Nismës Globale Klinton-2013.

“Mobilizimi për ndikim” është tema kryesore që trajtohet në kuadër të kësaj nisme për këtë vit.

Në Seancën Plenare të Hapjes ishin të pranishëm shumë krerë shtetesh dhe qeverish.

E themeluar në vitin 2005 nga Presidenti Bill Klinton, Nisma Globale Klinton mbledh udhëheqës, personalitete shkencore, fitues të çmimit Nobel dhe përgjithësisht autoritete globale, për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje inovative për sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet bota sot.

Forcimi i rolit të gruas dhe lufta kundër evazionit fiskal ishin çështjet e trajtuara në sesionin e hapjes, të moderuar nga Presidenti Klinton. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit