

Naomi Watts dhe Nicole Kidman, australiane që të dyja janë bërë mike me njëra tjetrën qysh në adoleshencë, kur frekuentonin North Sydney Girls’ High School në Sidnei, për të mos u ndarë më.
Matt Damon dhe Ben Affleck. Miqësia e tyre daton qysh në vitet ‘80-të, kur që të dy ishin në të njëjtën shkollë, në Cambridge Ridge Latin High School. Kanë studiuar aktrim me të njëjtin profesor, dhe kanë punuar bashkë në teatrin Harvard Square. Disa vite më vonë, Matt i kërkoi Ben që ta ndihmonte në skenografinë e filmit “Gjeniu rebel”. Në vitin 1998, fituan çmimin Oscar, si skenografia më e mirë origjinale. Kanë vazhduar të punojnë veçmas dhe bashkë, por miqësia e tyre ka qenë gjithmonë unike.
Gwyneth Paltrow dhe Maya Rudolph. Dy aktoret frekuentonin Crossroads School në Santa Monica, në California. Edhe pse shkollën e lartë e bënë në drejtime të ndryshme, ato mbetën mike të mira. Në vitin 2000, Maya interpretoi një rol në filmin “Duets”, të Gwyneth Paltrow. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





