

Thonjtë janë transformuar në një kryevepër fantazie dhe kreativiteti, për të cilët kujdeset me vëmendje të madhe, shumë më shumë se fytyra, ngjyra e të cilëve kombinohet shpesh me veshje dhe aksesorë të ndryshëm.
Nga ana e dermatologëve theksohet se e rëndësishme është marrja e produkteve me cilësi të mirë si dhe lënia pa lyer, të paktën një javë në muaj, duke qenë se është pjesa e trupit që lyhet më shumë se fytyra.
“Thonjtë janë në qendër të vëmendjes këtë vit, aksesorët dhe dekorët e vendosur në to janë risi më vete, nuk mungojnë as puplat”, shprehet Jenny Longworth, kurues i thonjve të Revlon UK.
Nga ana e dermatologëve amerikanë (AAD), këshillohet mbajtja e pastër e thonjve, lënia pa lyer për të paktën një javë në muaj, në mënyrë që të rimarrin veten, ndërsa shtojnë se në rast se vihet re ndryshim i ngjyrës së tyre atëherë duhet këshilluar me doktorin. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





