
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 24 shtator 2013, NOA.al- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve deklaroi se është rënë dakord për rendin e ditës së seancës parlamentare, e cila do të mbahet ditën e enjte.
Ai bëri me dije se u ra dakord që në seancën e së enjtes të konstituohen komisionet e përhershme parlamentare, drejtimi i tyre, përbërja në përputhje me rregulloren, përbërja e sekretariateve dhe delegacioneve të përhershme të Kuvendit.
Ndër të tjera theksoi se u ra dakord edhe për miratimin e nënkryetarit të ri të Kuvendit të propozuar nga mazhoranca, Vangjel Dule. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
