Transmetuar më 24-09-2013, 12:26

Tiranë, NOA.al, 2013-Sipas MeteoAlb: edhe gjate ditës se nesërme (25 shtator 2013) i gjithë vendi ynë do të jetë nën domininmin e  motit të qëndrueshëm, për pasoje kthjellimet do të jenë dominuese. Orët e mesditës do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin.

Parashikohet që edhe pasditja të vijoje me të njëjta kushte meteorologjike, ku kthjellimet do të jenë dominuese, përjashtuar zonat malore lindore, të cilat herë pas here do të kenë vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ruajnë të njëjtat vlera konstante në të dy ekstremet e ditës.

Era do te fryje mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë 3 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijonë në pjesën veriore dhe verilindore të kontinentit. Për pasojë gadishulli Skandinav dhe e gjithë lindja e kontinentit do të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur. Gjithashtu, me vranëisra dhe shira do të mbeten ishujt britanike, por sasia e tyre do të jetë e pakët.

Ndërsa, masat ajrore të qëndrueshme kontinentale do të bëjnë që e gjithë pjesa tjetër e Europës të domonihet nga moti i kthjellet dhe vranësira të lehta.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit