Transmetuar më 24-09-2013, 08:43

Tiranë, 24 shtator 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e martë, 24 shtator 2013.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Tritol biznesmenit për kontratën e shtëpisë”.

Tituj të tjerë të gazetës janë: “Përplasje mes PD e PS për deputetët në komisionet parlamentare”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor:  “Rama dhe Bleir: Ok fondeve nga Banka Botërore”.

Tituj të tjerë: “Ministri i Brendshëm shkrin komisariatin rrugor në Tiranë”.

Gazeta “MAPO” ka si argument kryesor:  “Kaos në buxhet, 5 ministritë e reja pa paga”.

Tituj të tjerë: “Eksploziv makinës së ndërtuesit”.

“Arrestimi për gjobëvënien 300 mln lekë, vëllai i emigrantit sërish nën terror”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor:  “Urdhri i Tahirit, shkrihet Policia Rrugore e Tiranës”.

Tituj të tjerë: “Rama takon kreun e Bankës Botërore: Po presim mbështetje”.

“MPJ Bushati: Duam të riparojmë marrëdhëniet me SHBA”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor: “Qeveria pa vula, s’ka shkarkime dhe emërime”.

Tituj të tjerë: “Nishani lule te Konica, po eshtrat në Tiranë”.

“Biznesmeni goditet në mbrëmje, ngjarja po hetohet”.

Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor: “Rama takon presidentin e BB: Strukturë të posaçme për prioritet e qeverisë”.

Tituj të tjerë: “Gjiknuri takon ambasadorin gjerman: Interkonjeksioni, sa më parë realitet”.

“OSBE: Reformim televizionit publik”.

Gazeta "Rilindja Demokratike" ka si argument kryesor; “Rama u takua me sozinë e Bono Vox”.

Tituj të tjerë: “Fshesa e Ramës, largime masive në polici pa motiv,nis nga rrugorët”.

“Urdhëri i Velinës për ISKSH-në: Shkarkoni 30% të punonjësve”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit